Përcaktohen skuadrat që luajnë për titullin dhe Europën

Fitorja e Partizanit 2-1 në supersfidën me Kukësin e bëri edhe më interesante garën për titullin kampion në Superligë.

Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja shkurtuan diferencën me Vllazninë kryesuese në 4 pikë.

Kuqeblutë nuk po kalojnë një periudhë të mirë, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm një herë.

Gjithsesi Partizani në pozicionin e rivalit kryesor të Vllaznisë kërcënohet ndjeshëm nga Teuta dhe Laçi që kanë nga një pikë më pak. Pas një periudhe ngërçi me barazime, durrsakët e shikojnë veten 5 pikë më pak se Vllaznia.

Laçi renditet i katërt me pikë të barabarta me Teutën, por me golavarazh më të mirë të durrsakëve. Kurbinasit e Shpëtim Duros janë skuadra më në formë e momentit në Superiore teksa kanë 5 fitore radhazi.

Për të parën herë në këtë sezon u qartësuan se cilat janë skuadrat pretendente për titull.

Ndjekin ato që synojnë kupat e Europës dhe që rrjedhimisht do të luftojnë të grupin e parë në renditje. Situata e Kukësit është e ndërlikuar në vendin e pestë me 29 pikë.

Tirana sheh larg tashmë edhe zonën e Europës, dhe do të ishte një mrekulli nëse do të mund të zinte një vend këtë sezon. Kampionët në fuqi janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Kastrioti është brenda objektivit. Mbijetesa nuk duhet të jetë problem për ekipin e Ramadan Ndreut.

Në fund të tabelës luftojnë për mosrënie nga kategoria 3 skuadra. Bylis, Apolonia dhe Skënderbeu. Më të favorizuar duken ballshiotët që në fushën e tyre janë tejet të fortë.

Ndeshjet e javës së 21 të Superligës do të sjellin edhe më shumë qartësi pasi do të shuhen edhe disa dilema të mbetura.

Tv Klan