Përballje direkte për mbijetesë

Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani insistoi të luajë kundër Bylisit në “Air Albania” për dy arsye; të kolaudojë skuadrën para derbit në këtë impiant dhe me shpresën se do të thyejë tersin pasi të kuqtë nuk kanë marrë një sukses në këtë fushë.

“Nuk mendoj se varet nga fusha. Varet nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin dhe mendoj se kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë në “Air Albania” ndeshjen. Fusha nuk do të jetë problem, edhe pse do luhet një ndeshje sot”.

Delikate pritet të jetë mes Skënderbeut dhe Teutës. Ilir Daja parashikon ndeshje të fortë.

“Kemi pasur dy përballje, që njërën e kemi fituar ne dhe tjetrën e kemi humbur. Kjo tregon se do të jetë një përballje e vështirë. Nesër duhet të bëjmë mirë në drejtim të finalizimit, në mënyrë që të futemi në fushë vetëm për fitore”.

Flamurtari në Vlorë do ta ketë të vështirë me Laçin.

“Jemi akoma në lojë për të qëndruar në Superligë, do të luftojmë deri në fund që të grumbullojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur edhe pse është e vështirë”.

Vllaznia duket më e favorizuar pasi pret Flamurtarin në “Loro Boriçi”.

Luftëtari vazhdon të jetë në zonën e rënies nga kategoria, bashkë me Flamurtarin.

Tv Klan