Të gjitha ndeshjet e javës së 30 të Superligës do të luhen këtë të shtunë. Duke qenë se Partizani thuajse e ka siguruar titullin, në lojë është zona europiane dhe mbijetesa. Të kuqtë do të luajnë kundër Kastriotit që do të bëjë të pamundurën të mos dalë pa pikë nga ky takim. Në Fushë-Krujë nuk do të jetë e lehtë për “demat”, pasi stadiumi “Redi Maloku” është kthyer në bastion të vështirë për t’u kapërcyer nga çdo skuadër. Kjo përballje do të nisë në orën 16:00 ashtu si edhe ajo mes Laçit dhe Skënderbeut.

Kurbinasit në shtëpi kërkojnë të parakalojnë Skënderbeun e një pozicioni më lart në tabelë për të siguruar një vend në zonën europiane. Në 19:00, në kryeqytet Tirana pret Kukësin në një ndeshje ku bardheblutë i kanë të nevojshme pikët për t’iu larguar sa më shumë zonës së rënies nga kategoria.

Ndërsa skuadra e Ernest Gjokës do të mbajë vendin e dytë që e kërkon edhe Flamurtari. Ilir Daja ka gjetur mënyrën për të rikthyer vlonjatët e papaguar prej muajsh në shinat e fitores dhe ka arritur vendin e tretë. Kuqezinjtë do të presin Luftëtarin që po surprizon në ndeshjet e fundit të kampionatit si dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalet e kupës.

Tv Klan