Përballje të forta dhe delikate mes ekipeve pretendente

Do të jetë përballje e fortë ajo mes Tiranës dhe Teutës. Ndeshja më e rëndësishme e javës së 29. Bardheblutë do të shkojnë në “Niko Dovana” me synimin të mos dalin të humbur dhe shpresën për tu afruar me zonën europiane, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Edi Martinit nuk pranon rezultat tjetër veç fitores për të ruajtur kryesimin e Superligës. Tek Tirana, motivimi është i lartë.

“Është një ndeshje që jo vetëm mua, por të gjithë skuadrën e karikon, sepse luajmë kundër vendit të parë. Ne jemi brenda objektivave, do t’i kërkojmë që këto objektiva t’i kapim ndeshje pas ndeshje. Duhet të jemi te performanca e mirë si ndaj Kukësit, po me një ndryshim, që të kemi dhe fati nga ana jonë”.

Teuta është mbyllur në heshtje shtypi si zakonisht në ndeshje të rëndësishme. Si rrallë herë edhe Partizani ka preferuar të qëndrojë larg mediave. Por trajneri Mirel Josa i Kukësit kërkon që ta çojë skuadrën e tij në një zonë të sigurtë në mesin e renditjes.

Interesante do të jetë edhe paraqitja e Vllaznisë ndaj Skënderbeut. Shkodranët do të tregohen racionale për të marrë fitoren me shpenzim minimal energjish.

“Jemi të fokusuar që mos i japim shans skuadrave të tjera të na sulmojnë. Ne nuk do i lëmë as hapësirën më të vogël Skënderbeut. Jemi të vendosur dhe seriozë nesër”.

Në ndeshjet e tjera do të jetë e fortë mes Bylisit dhe Apolonisë që luftojnë të qëndrojnë në Superligës. Kastrioti ka një derbi me Laçin.

Tv Klan