Durrsakët kanë në dorë fatin e titullit

Java e 33 ndryshoi konfigurimin e skuadrave të Superligës, si në krye, ashtu edhe në fund. Teuta thelloi distancën në krye dhe tashmë varet vetëm prej saj titulli kampion. Durrsakët kanë fatin vetë të kampionatit, teksa presin Partizanin.

Diferenca është tri pikë. Nëse Teuta fiton, siguron titullin, pavarësisht se do të ndeshet në Laç të premten e ardhshme, dhe në fund luan në Durrës me Apoloninë e rënë nga kategoria. Edhe barazimi ndaj partizanit do të jetë në favor të Djemve të Detit, sepse ndaj Partizanit do të mbetej diferenca prej 3 pikëve. Fitorja e të kuqve ndryshon gjithçka, Partizani do të merrte kreun. Ilir daja flet për ndeshjen e së hënës.

“Aty vendoset që çdo gjë ta kesh nën drejtimin tënd mos të presësh çfarë do të ndodhë me ndeshjet e tjera. Edhe Teuta ka ndeshje në Laç”.

Ndërsa presidenti Demi kërkon të ulë tensionin tek skuadra e tij.

“Do luftojmë. Është ndeshja e radhës. Ka edhe 3 ndeshje të tjera.”

Edi Martini shpreson të sigurojë titullin pikërisht në përballjen me Partizanin.

“Luajmë në shtëpinë tonë e kemi për detyrë ndeshje e fortë luajmë me këmbë në tokë”.

Edhe Laci me Vllazninë kanë shanset e tyre, por gjithnjë nëse Teuta nuk fiton dhe natyrisht duke fituar takimet e tyre.

Në fund situate duket në favor të Skënderbeut. Dy pikët e fundit që morën korçarët e bëjnë këtë skuadër favorite për të shpëtuar direkt, pa ndeshje shtesë. Skënderbeu është në vendin e tetë me pikë të barabarta me Kastriotin e vendit të shtatë dhe një pikë më shumë se Bylis i vendit të nëntë.

Por korçarët ndeshjen e radhës e kanë me Apoloninë në shtëpi, ndërsa Kastrioti përballet direkt me Bylis. Dhe një javë më pas sërish Skënderbeu ka ndeshje në shtëpi, teksa pret Kukësin pa objektiva. Në letër korçarët janë më të favorizuar për të mbijetuar direkt.

Tv Klan