Partizani humb me Kastriotin, barazim në Bylis-Laçi

Tirana e nisi sezonin me këmbë të mbarë. Kampionia në fuqi e Superligës fitoi 2-0 me një prej rivalëve direkt për trofetë e sezonit. Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës ku u luajt ndeshja bardheblutë zhbllokuan rezultatin që në minutën e 6.

Najdovski shënoi me kokë me mbrojtësit e Kukësit që nuk mundën ta markonin. Goli i dytë bardheblu vjen përsëri nga Najdovski si një fotokopje e të parit.

Pjesa e parë u mbyll kështu. Në të dytën ishte Kukësi më kërkues, por edhe i pafat për të gjetur rrjetën e Tiranës. Bardheblutë sigurojnë 3 pikët e para të sezonit. Në Kamëz, Kastrioti dhe partizani ndanë nga një pikë. Krutanët shënuan të parët me Silva.

Pjesa e dytë ishte luftë e hapur. I ardhur nga Kategoria e Parë, Kastrioti nuk e vuajti aspak kompleksin e inferioritetit ndaj të kuqve që fituan një 11-metërsh të cilin e ktheu në gol Asani. Por në fund të takimit Kastrioti arriti të gjejë golin e fitores me Rezin.

Në barazim 1-1 përfundoi edhe Bylis-Laçi. Për ballshiotët shënoi mbrojtësi Hadroj ndërsa barazimi kurbinas erdhi nga Nwabueze me 11-metërsh.

Në orën 16:45 do të nisin dy ndeshjet e tjera të javës së parë të Superligës Teuta – Skënderbeu dhe Vllaznia-Apolonia.

Tv Klan