Teuta sfidon kryesuesit, Kukësi mat forcat me Laçin

Java e 22-të e Kategorisë Superiore dhuron dy sfida mjaft interesante. Në Durrës, Teuta vendase pret kryesuesit e Vllaznisë. Shkodranët nuk po kalojnë një moment të mirë rezultatesh dhe drejtori sportiv Matko Djarmati ka evidentuar dhe dy faktorë që kanë ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të fundit.

Kukësi-Laçi është një tjetër përballje që pritet me mjaft interes, me dy skuadrat në garë për një vend në Kupat e Europës.

Partizani ka një ndeshje të lehtë të paktën në letër kundër Apolonisë së cilës duhet t’i japë rëndësinë e duhur pasi është në pozicion të kërcënuar nga skuadrat ndjekëse

Tirana do të presë Bylisin, me trajnerin Orges Shehi që do vuajë mungesa të rëndësishme.

Të gjitha takimet do të luhen këtë të mërkurë.

Klan News