Sormani zbulon defektet e “të kuqve”

Në konferencën e parë zyrtare për shtyp që prej emërimit si trajneri i ri i Partizanit, Adolfo Sormani nxjerr në pah defektin më të madh të skuadrës në këtë sezon. Italiani, ka gjetur një ekip, pa shpirt skuadre dhe pa motivim.

“Lojtarët që kam, për mua janë më të mirët e momentit dhe detyra ime është që t’u marr maksimumin. Për të fituar duhet të jesh një skuadër. Duhet të rigjejmë shpirtin e skuadrës. Pres ekip të përqëndruar që të gjithë të luajnë për njëri tjetrin. Duhet të bëjë më shumë për tu rritur. Garantoj se do të bëj një skuadër që ka shpirt”.

Tekniku italian sheh vetëm dy rivalë për titull

“Kukësi rival, Tirana po bën sezon të mirë. Këto skuadra pretendojnë për titull”.

Partizani do të përballet me Skënderbeun në Korçë. Ilir Daja pret që skuadra e tij të jetë e motivuar përballë kampionëve.

“Ashtu siç kemi bërë edhe me skuadrat e tjera skuadra kemi qenë me motivim maksimal. Do të djersijmë shumë por do pretendojmë 3 pikëshin.”

Vllaznia do të presë Flamurtarin që edhe pse në fund të renditjes, drejtuesit thonë se nuk është dorëzuar.

“Nuk ka nënvlerësim sepse ky trepikësh është i artë për ne”.

Të martën do të luhet edhe ndeshja Teuta – Laçi.

SUPERLIGA JAVA 18

Vllaznia – Flamurtari

Skënderbeu – Partizani

Teuta – Laçi

Luftëtari – Kukësi

Tirana – Bylis

Tv Klan