skenderbeuSkënderbeu është rikthyer te fitorja pas disfatës së javës së kaluar në Kukës. Ekipi i Mirel Josës ka mundur Teutën me rezultatin 3 – 2.

Korçarët kanë fituar sfidën edhe pse kanë luajtur për shumë minuta me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Kristi Vangjelit.

Vendosmëria e lojtarëve të Teutës në pjesën e dytë kanë sjellë 2 gola, por jo pikë. Në takimin tjetër të javës së 15 të Superligës, Kukësi ka barazuar pa gola me Apoloninë.

Ekipi fierak ka marrë 1 pikë të vlefshme në përpjekjet për të qëndruar në kategori. Të dielën do të luhen dy ndeshje të tjera të javës së 15, Laçi – Flamurtari dhe Elbasani – Vllaznia.

Tv Klan