Barazim në Tirana-Vllaznia, Partizani humb në Laç

Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk prodhoi fitues. Në “Selman Stërmasi” u mbyll në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua pas 13 minutash lojë nga Ernest Muçi me një gol shumë të bukur pas një sulmi personal.

Vllaznia nuk u dekurajua dhe dominoi thuajse të gjithë sektorët e fushës. Por barazimi erdhi në pjesën e dytë në minutën e 79. Pak më parë Torassa ishte ndëshkuar më të kuq duke lënë Tiranën me 10 lojtarë. Demir Imeri është autori i golit të shkodranëve. Surprizë ishte humbja e Partizanit.

Të kuqtë vinin nga fitorja e thellë me Kukësin, por ndaj Laçit të drejtuar nga Shpëtim Duro u mposhtën 3-2. Lojtari më i mirë për kurbinasit ishte një ish i Partizanit. Mentor Mazrekaj shënoi dy gola dhe një asist.

7 gola u shënuan në Korçë. Skënderbeu fitoi 4-3 ndaj Bylisit. Mensah, Qaqi, Taipi dhe Berisha janë shënuesit për Korçarët.

Apolonia që mposhti Kastriotin me rezultatin 2-1 arriti fitoren e dytë në këtë sezon. Sulmuesit kryesorë, Mario Gjata shënoi dy golat për fierakët.

Në ndeshjen e fundit të javës Kukësi mori një tjetër humbje. Teuta nuk e pati të lehtë pasi shënoi vetëm në pjesën e dytë me Emiliano Vilën në të 65 dhe Dejvi Bregun në të 69. Në të 90 goli i tretë erdhi Lorenco Vila.

Tv Klan