Ibraimi me 10 gola pas 20 javësh kampionat

Superliga e këtij sezoni po vuan mungesën e sulmuesve bombera. Kanë mbetur edhe 16 javë për tu luajtur dhe golashënuesi më i mirë deri më tani është Ibraimi i Kukësit me 10 gola, 5 prej të cilëve me 11-metërsh. Arsyen e tregon Dorian Bylykbashi, një prej ish-futbollistëve më të suksesshëm në Superligë.

“Klubet nuk kanë bërë gjetjet e duhura. Mungojnë Salihi, Sinani, Xhafaj, Fortuzi. Nuk mund të vijnë golat nga mesfusha dhe mbrojtja”.

Rekordin e golave e mban Vioresin Sinani me 36 të shënuar në një sezon. Mungesa e gjetjes së atyre që cilësohen si sulmues race i ka bërë skuadrat që të mbështetet më së shumti tek loja ekipore. Këtë e ka arritur më mirë Vllaznia.

“Trajneri Brdaric ka bërë punë të mirë me lojtarë të nivelit mesatar dhe mbi mesatar se nuk ka emra të përvetshëm. Janë aty ku janë me meritë. Shpresojnë të vazhdojnë titulli kampion”.

Dorian Bylykbashki ka veshur fanelën e Vllaznisë dhe të Partizanit. Me vështirësi gjen dallimin mes të dyjave.

“I dua shumë të dy ekipet kanë tifozërinë më të mirë. Partizani ka diçka më shumë Vllaznia po të dalë do jem i lumtur se pas 20 vitesh Vllaznia e meriton”.

Vllaznia dhe partizani ndahen vetëm nga 4 pikë në renditjen e Superligës.

Tv Klan