Supermakinat e djalit të Presidentit shiten në ankand

Supermakinat e djalit të Presidentit shiten në ankand

21:38 29/09/2019

Një koleksion me supermakina janë shitur në një ankand në Zvicër. Automjetet e shtrenjta i përkisnin djalit të Presidentit të Guinesë Ekuatoriale. Automjetet u sekuestruan si pjesë e një hetimi ndaj Teodorin Nguema Obiang, djali i Teodoro Obiang Nguema, i cili qeveris Guinenë prej 40 vitesh. Njëzetë e pesë makina u shitën për 27 milionë Dollarë. Në mesin e tyre janë Lamborghini, Ferrari, Bentleys, Aston Martin dhe Rolls Royce. Një nga makinat më të rralla, Lamborghini Veneno Roadster, u shit për 8.3 milionë Dollarë. Blerësi dëshironte të mbetej anonim.

Sipas një marrëveshje me prokurorët, 23 milionë Dollarë të përfituara nga shitja e supermakinave do të përdoren për investime dhe projekte sociale në Guinenë Ekuatoriale, një ish-koloni e Spanjës dhe ku vitet e fundit varfëria është rritur ndjeshëm. Ankandi tërhoqi vëmendjen e shumë koleksionistëve në mbarë botën. Shumica e tyre u shitën në Europë, por pati blerës edhe në Dubai.

Teodorin Nguema Obiang, i cili është edhe zv/President i Guinesë Ekuatoriale, po hetohet nga prokurorët zviceranë për pastrim parash dhe keqpërdorim të fondeve publike. Megjithatë, hetimet ndaj tij u mbyllën pasi palët ranë dakord për shitjen e koleksionit të automjeteve dhe paratë do të investohen në Guine. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori