Partia e të gjelbërve projekt ambicioz për ngrohjen globale pas katastrofave në Gjermani

Kandidatja e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock në prezantimin e një “programi të menjëhershëm për mbrojtjen e klimës” me bashkë kryetarin e partisë, Robert Habeck u shpreh, se tani është  “shansin historik” për të krijuar një mirëqenie për brezat e ardhshëm.

Duhet që të fillojmë më në fund të merremi me “detyrën e madhe të shekullit” për të arritur neutralitetin ndaj klimës. Në rast të pjesëmarrjes në një qeveri të re, , do të “krijojmë programin më të madh për mbrojtjen e klimës”, që ka pasur ndonjëherë Gjermania, tha Baerbock. Ajo kujtoi katastrofën e përmbytjes në disa rajone të Gjermanisë në Korrik dhe zjarret aktuale në Mesdhe. Kriza e klimës nuk është diçka abstrakte, por po ndodh në mesin tonë.

“Ne ndodhemi para vendosjes së piketave të së ardhmes, për të arritur të paktën synimin e 1,5 gradëve”, sqaroi Barbock. Partia Të Gjelbrit paraqiti edhe vizionin e saj në rast të një pjesëmarrjeje në qeveri në Berlin pas zgjedhjeve të Bundestagut. Një pikë qendrore është krijimi i një superministrie për mbrojtjen e klimës, me kompetencën e të drejtës së vetos për dikastere të tjerë, nëse ligjet e tyre nuk pajtohen me objektivat e Marrëveshjes së Parisit.

Kjo superministri, sipas Të Gjelbërve, do kishte drejtimin  edhe të një “task-force” për klimën, që në 100 ditët e para të qeverisë së re do duhet të mblidhet një herë në javë për të përshpejtuar akordimin me qeverinë. Kritika për programin e menjëhershëm të të Gjelbërve dhe planet për një ministri të klimës erdhën nga CDU/CSU dhe partia liberale. Ministri i Transportit nga radhët e CD u tha se tha se me një ministri me të drejtë vetoje nuk mund të formësosh të ardhmen.

“Ky është mentaliteti i ndalimit dhe pengimit. Ne kemi nevojë për modernizim dhe investim në mbrojtjen e klimës.” Kurse kryetari i partisë liberale, FDP, Christian Lindner vërejti, se në nevojën e krijuar gjatë fushatës së tyre, “Të Gjelbrit për klientelën e tyre po përdorin të gjitha mjetet e ndalimit.” /tvklan.al