Pas 2 vite lidhje Miranda Kerr i tha po propozimit për martesë së të dashurit të saj, Evan Spiegel.

Modelja australiane dhe krijuesi i rrjetit social “Snapchat” janë martuar në mënyrë tëpër sekrete, duke ndezur tashme garën e mediave rozë për të rrëmbyer të parat foto nga dasma e yjeve.

Bjondja bukuroshe mësohet se kishte veshur një fustan ngjyrë mishi. Mes supermodeles 34-vjeçare dhe miliarderit 26-vjeçar, pati një shkëndijë vetëm pak kohë pasi Kerr ishte ndarë nga ish i dashuri, aktori Orlando Bloom.

Tv Klan