Zhaneta Cuka ka lindur në Korçë, por martesa me një shkodran ia ndryshoi krejtësisht rrjedhën e jetës. Në një moshë shumë të re asaj iu desh të përballej me vdekjen e bashkëshortit, gjë e cila bëri që ajo të kalonte pothuajse gjysmën e jetës e vetme. Megjithatë asgjë nuk mundi të përkulë karakterin e fortë të Zhanetës.

Me guxim Zhaneta vendosi që në moshën 64-vjeçare të bëjë operacion plastik që do t’i ndryshojë komplet pamjen duke e bërë që të duket akoma më e re. Ajo ishte pjesë e reality showt “Doktor Plastik”, transmetuar këtë të shtunë në Tv Klan.

Si pjesë të ndërhyrjeve kirurgjikale, zonja nga Shkodra bëri një lifting fytyre dhe një blefaroplasitkë.  Ajo tha se nga ky operacion plastik, priste “

freski”. “Atë freski që kam ndoshta në shpirt, ma jep edhe në pamje.”

Për këtë ndërhyrje nuk u kishte thënë fëmijëve. “

Dua t’ua bëj surprizë. Sepse edhe ata kanë ato mentalitetet e tyre. Kurse unë kam prerë biletën, kur të shkoj (jashtë shteti tek ata) do të shikojnë ndryshimet.”

Ajo kujtoi se kur është fejuar kishte qenë vetëm 15 vjeçe. “

Ditën që jam fejuar e kam parë bashkëshortin, të nesërmen ia harrova fytyrën. Aq e vogël kam qenë”,

tha Zhaneta, duke na treguar se ka qenë ajo që më pas do të bëhej kunata e saj e madhe, gruaja që u bë shkas për fejesën.

Jetën e saj të vështirë Zhaneta e shpjegoi kështu:

“Pas disa kohësh linda vajzën e madhe, Majlindën. Në 1970-ën lindi Majlinda. Ishte gjëja më e bukur e jetës sime. Ngaqë isha vetëm, mu duk një mrekulli që ma fali Zoti. Tjetra erdhi në 1975-ën, Alketa. Dhe pas vajzës linda djalin, mirëpo fatkeqësia ndodhi më pas. Mua më vdiq burri shumë i ri. 29 vjeçe unë mbeta me tre fëmijë. Isha krejt e vetme, se vjehrra jetonte tek kunatat. Kur vdiq im shoq, ajo erdhi të jetonte me mua. Kam shitur gjakun e trupit, për të mbajtur ato fëmijë.”

“Unë do të kisha dëshirë të nisja jetën me ndonjë partner tjetër, por mendoja sepse kisha tre fëmijë. Do martohesha, do të gjeja fëmijë, do të bëja fëmijë, kështu që do të bëheshin tri palë fëmijë”

, tha Zhaneta, duke shtuar se kishte vendosur që t’i nxirrte fëmijët një herë në jetë, dhe pastaj ndoshta do të vazhdonte jetën e saj.

“Ditën e parë që u hap demokracia më iku vajza e parë, më pas iku edhe vajza e dytë. Kur më ka ikur djali ju betohem, sikur më iku vetë zemra. Atë ditë ka qenë një ditë shiu që s’do ta harroj kurrë edhe do ikte me gomone. I thashë: ‘të marrsha të ligat, edhe ti do të ikësh? Atëherë mua do të më gjeni të vdekur.’ Filloi të qante, u kthye në rrugë. Gjeti një mace të lagur dhe erdhi. Tha hape derën se erdha. U gëzova, se thashë ishalla nuk po ikën. Tha se të kam sjellë këtë (mace) dhe vërja emrin Niki, rri me këtë dhe sa herë ta shikosh të më kujtosh mua. U nis djali dhe tërë natën unë puthja pantallonat e tij dhe sytë e mi spushuan. Këto vitet e fundit jam duke e ndjerë peshën e vetmisë, sepse ata janë me punë, me familje…”

Zhaneta na tregoi edhe për ëndrrat e saj të parealizuara.

“Kam shumë gjëra të bukura të parealizuara në jetën time. Kam pasur shumë dëshira, kam pasur qejf të bëhem këngëtare, kam kënduar këngë popullore, kam pasur qejf të bëhem aktore, kam qenë shumë fëmijë i shkathët…më ka pëlqyer të vishem, të mbahem dhe bëj shumë trajtime, me vezë, me mjaltë, sodë…edhe flokëve. Jam shumë e përkushtuar për trupin.”

Po si i lindi ideja për operacione plastike?

Një shoqe, më takon dhe më thotë, shumë mirë e mban fytyrën dhe trupin. Pse të mos bësh edhe një ndërhyrje të vogël në fytyrë dhe më rekomandoi klinikën “Da Vinci”. Do vete ta shikoj thashë. Vajta bëra një vizitë aty dhe takova doktorin italian Giulion, pashë operacionet që kishte bërë ai dhe më tha që unë do të të bëj edhe një herë të re. Kjo ishte një dhuratë që unë e kam ëndërruar tërë jetën dhe ja po më plotësohet.”

Gjatë vizitës, mjeku i këshilloi ndërhyrje të cilat do të bënin që ajo të mbetej tek natyralja duke eliminuar pjesët ku lëkura për shkak të moshës kishte filluar të varej.

Ai i shpjegoi Zhanetës që operacioni to të zgjaste nga 3.5 orë në 4 orë, “duke përfshirë rregullimin e qepallës që quhet blefaroplasitkë dhe lifting të pjesës së fytyrës sidhe nëse do të heqë edhe pjesën dhjamore tek faqja. Për ketë asaj do t’i duhej të qëndronte një ose dy net në spital.

“Me ndihmën e të madhit Zot dhe me duart e arta të doktorit pres me padurim rezultatin. Jam krejt e qetë, por më vjen keq se jam vetëm. Fëmijët i kam larg, nuk dua t’i shqetësoj, dua t’ua bëj surprizë”,

tha Zhaneta para se të futej në sallën e operacionit.

Por, çfarë është lifting?

“Lifting është një ndërhyrje tradicionale themelore, e kirurgjisë estetike. Është një nga ndërhyrjet e lidhura tradicionalisht me plakjen e njeriut. Në Ditët e sotme ka ndryshuar shumë sepse nuk është më një ndërhyrje e lidhur me plakjen, por një ndërhyrje që ka të bëjë me përmirësimin e pamjes së fytyrës. Konsiston në ripozicionimin  e lëkurës që është varur me kalimin e kohës ose që fiziologjikisht është në një pozicion jokorrekt, si p.sh. varja e lëkurës në pjesën nofullës ose të gushës. Shpesh këto ndërhyrje realizohen në pacientë më të rinj dhe në fakt ekzistojnë disa minilifting me teknika të reduktura dhe me rikuperim shumë të shpejtë”,

shpjegoi Mjeku i Klinikës “Da Vinçi”.

Zhaneta tha se

“mrekullia filloi avash avash.”

“Sot jam një javë pas operacionit. Në fillim kur e bëra këtë dhe dola nga salla e operacionit, mbas dy ditësh isha shumë e ënjtur. Thashë bobo çfarë bëra? Por mrekullia filloi avash avash…më pëlqen shumë kjo pjesa e syve, kur e shikoj veten në pasqyrë më duket sikur jam prapë Zhaneta, por 20 vjet më e re më duket vetja. Jam shumë e kënaqur nga të gjitha.”

Prezantuesja e emisionit, Kiara Tito tha se gjatë kohës së operacionit, Zhanetën nuk e kishte shoqëruar asnjë i afërm apo familjar.

Për këtë arsye, stafi i emisionit dhe klinika “Da Vinçi” i kishte përgatitur një surprizë.

I gjithë procesi ka qenë emocionues edhe për mjekun dhe stafin e klinikës.

“Ju them vërtetë me zemër që nuk ka qenë thjeshtë një ndërhyrje kirurgjikale, ka qenë shumë më tepër, kështu që ne jemi një familje e dytë në disa aspekte. Dhe po prekem edhe unë në këtë moment”,

tha Mjeku.

Ndërsa Zhaneta nuk e priste fare këtë surprizë dhe me dashurinë e të gjithëve ndihej edhe një herë e re.

“Nuk e prisja këtë surprizë, që të vinte tërë stafi këtu vetëm për mua. Doktori, doktoresha, të gjithë…janë të mrekullueshëm. Më kanë qëndruar afër si të isha nëna e tyre, motra e tyre. Ma mbushët jetën plot, faleminderit shumë. Më jeni bërë si një familje për mua, faleminderit shumë. Nuk ndihem e vetmuar fare, fare. Me dashurinë që më keni dhënë juve, unë jam bërë edhe një herë e re. Më dridhet trupi, më falni.”

Dhe ndryshimi i Zhanetës është qartësisht i dukshëm. Rinia e përjetshme e shpirtit të saj, tashmë pasqyrohet edhe në pamjen e jashtme. /tvklan.al