I ftuar në emisionin “Rudina” këtë të martë, drejtori i programacionit në Tv Klan Albert Dumani, zbuloi edhe një prej surprizave të shumta që e presin shikuesin në muajin Shtator, kur edhe do të nisë sezoni i ri televiziv.

Dumani tha se pas përfundimit të serialit “Dyshja Fantastike”, i cili ka 40 episode, në ekranin më të madh të shqiptarëve do të rikthehen serialet braziliane.

Dumani: “Dyshja Fantastike”, më pas do të zëvendësohet nga një seria, telenovelë braziliane, titull brazilian.

Rudina: A do të kemi një telenovelë braziliane?

Dumani: “Një shans i dytë”, titullohet seriali, prodhim i vitit 2019 në Brazil. Është transmetuar në prime time, por do të transmetohet në Tv Klan çdo pasdite në orën 16:05, menjëherë pas “Dyshja Fantastike”.

Rudina: Kështu që i bie në vjeshtë të fillojë kjo telenovelë?

Dumani: Po.

Rudina: Interesante, kishim kohë pa parë telenovela braziliane.

Dumani: Po një rikthim i këndshëm për publikun shqiptar.

/tvklan.al