Suprizë e dyfishtë në studion e “Ka një mesazh për ty”

Vogëlushja Aristea në ”Ka një mesazh për ty” i ka bërë një surprizë të bukur gjyshes së saj. Ajo është 6 vjeç dhe tani mendon se është e rritur dhe nuk dëshiron që gjyshja e saj ta trajtojë më si të vogël. Njëkohësisht ka dhe disa kërkesa për të. Të mos gatuajë ushqime të shijshme, sepse në këtë mënyrë nuk po mundet dot të dobësohet. Por Aristea shqetësohet edhe për sh֝ëndetin e gjyshes dhe kërkon prej saj që të mos punojë shumë.

Por vogëlushja ka ardhur edhe për një tjetër surprizë. Për të realizuar këtë në studio vijnë edhe shokët dhe shoqet e klasës së saj me buqeta me lule në duar.

Personi që vogëlushët duan të ftojnë në studio është mësuesi i tyre, i cili shumë shpejt del në pension. Por, surpriza nuk mbaron këtu sepse profesori i Aristeas ka qenë gjithashtu edhe profesori i gjyshes së saj.

Aristea: Mësuesi jonë është një person shumë i dashur për ne, një person shakaxhi, një person shumë social.

Ardit Gjebrea: Çfarë do i thoni sot profesorit?

Aristea: Do i themi pension të mbarë, të duam shumë..

Ardit Gjebrea: Ajo që më çudit është që ka qenë profesor i juaji dhe i nënës.. Çfarë l֝ënde ju ka dhënë?

Gjyshja: Matematikë?

Ardit Gjebrea: Kur keni qenë në klasë…?

Gjyshja: Në klasë të tetë.. Jam shumë e kënaqur që ai më ka mësuar mua, vajzën time dhe mbesën time..

Ardit Gjebrea: Tre breza..

Gjyshja: Po

Kur mësuesi vjen në studio dhe shikon në anën tjetër të ekranit nxënësit e tij habitet dhe thotë: Edhe këtu nuk m’u ndatë… Gjithashtu profesori arrin të kujtojë edhe gjyshen e Aristeas sapo e shikon atë.

Të gjithë nxënësit e tij shprehen se e duan shumë dhe gjithmonë do ta duan, ndërsa nga ana tjetër mësuesi i uron të kenë suksese në shkollë, jetë dhe kudo./tvklan.al