Aktori i njohur, Kerem Alisik, u surprizua nga kolegët me një festë surprizë për ditën e tij të lindjes.

Menjëherë pas shpërndarjes së çmimeve për Aktorin e Teatrit dhe Kinemasë, ekipi i tij solli në skenën ku u mbajt ceremonia, një tortë dhe urime të shumta për aktorin e njohur të “Dashuri e Pafund”.

Përveç kësaj, dhuratë për ditëlindjen e tij ishte dhe çmimi që ai mori si një ndër aktorët më të mirë, shkruhet në kanalin e Birsen Altunay.

Kerem u emocionua shumë nga ky veprim i kolegëve të tij dhe u shpreh se i falenderonte pa masë.

Alisik është u njohur si “Ayhan” nga publiku shqiptar./tvklan.al