Humbin PSG dhe Man Utd

Surprizë në ndeshjet e mbrëmjes së djeshme në Champions League. Finalisti i edicionit të kaluar, PSG, është mposhtur 2-1 nga Leipzig. Di Maria kaloi shpejt francezët në avantazh, por më pas humb penallti. Leipzig merr kurajo dhe në 42’ Nkunku barazoi shifrat. Forsberg në 56’ kalon gjermanët në avantazh duke siguruar këtë fitore të rëndësishme.

E turpshme ishte humbja e Manchester United në Turqi. Djajtë e kuq janë cilësuar si qesharakë në përballjen me Instambul Basaksehir, ndërsa Solsjkaer është seriozisht në rrezik në postin e trajnerit

Chelsea fitoi 3-0 në shtëpi me modestët e Rennes. Dy herë Werner në pjesën e parë dhe Abraham në të dytën zgjidhën gjithçka për blutë e Londrës. Borussia Dortmund mori kreun e grupit pas fitores 3-0 ndaj Club Brugge. Haaland lë sërish gjurmë me dy gola në 18’ dhe 32’.

Shënoi Messi dhe Barcelona mposhti 2-1 Dinamo Kiev, që kishte udhëtuar në Spanjë me vetëm 13 lojtarë për shkak të infektuarve me Covid-19. Argjentinasi realizoi me 11-metërsh që në fillim të takimit.

Juventus e zgjidhi me lehtësi ndaj Ferencvaros, duke fituar 4-1. Dy herë Morata dhe dy herë Dybala, kompletuan pokerin bardhezi. Në këtë ndeshje u aktivizua Uzuni në minutën e 80.

Tv Klan