Peruja shikon më pranë kualifikimin më tej, Ekuadori ngec ndaj Venezuelës

Me Brazilin pushim, Peruja ka hedhur një hap të madh përpara në renditjen e grupit B të Kupës së Amerikës, duke mposhtur 2-1 Kolumbinë. Peruanët kaluan në epërsi në minutën e 17-të falë Pena. Kjo bëri që Kolumbia të rriste forcën sulmuese dhe të hidhej e gjitha para për të gjetur golin e barazimit.

Tentativa që u konkretizuan vetëm në pjesën e dytë, me pushimin që u duk se i bëri mirë kolumbianëve. Borja përktheu në gol një penallti, por autogoli i Mina vendosi fitoren e ekipit peruan. Pas kësaj fitoreje Peruja ngjitet në vendin e 3-të me 3 pikë.

Ekuadori mori pikën e parë pas 3 takimeve, teksa barazoi 2-2 me Venezuelën. Ekuadorianët po udhëhiqnin gjatë gjithë takimit, por në fund dështuan për të marrë pikë të plota. Preciado kaloi në avantazh Kombëtaren e Alfaro, gjithsesi venezuelianët u rikthyen në lojë me golin e Kastijo.

Ekuadori mori kryesimin me gol të Plata, megjithatë sërish Kastijo, këtë herë bëri njeriun-asist për Hernandez, i cili vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2. Barazim që e mban Venezuelën në vendin e katërt me 2 pikë dhe shumë pranë kualifikimit në raundin e 1/8-ave të Kupës së Amerikës.

Klan News