Është përfolur shumë që aktorët turq punojnë me orë të gjata dhe pa pushime për të realizuar serialet e suksesshme që kanë korrur suksese në të gjithë botën.

Kështu, ditëlindja e 42-të e ka gjetur në sheshxhirim edhe aktoren e njohur Nurgul Yesilçay, e njohur për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara” dhe të Sulltaneshës Kosem.

Aktualisht Yesilçay po luan rolin e Gylperisë në serialin e suksesshëm me të njëjtin emër që po transmetohet në ekranin e Show Tv.

Aktorja u emocionua së tepërmi nga surpriza e kolegëve dhe ekipit të produksionit.

Përveç 42-vjetorit të lindjes, Yesilçay mbush kështu 20 vite në kinematografinë turke, ku ka luajtur në role shumë të suksesshme dhe seriale që kanë thyer rekorde në audiencë.

/tvklan.al