Përcaktohen çiftet gjysmëfinale, Jabeur dhe Rybakina kërkojnë historinë

Surpriza dhe histori në gjysmëfinalet e Uimbëlldon për femra. Takimet e fundit çerekfinale kanë përcaktuar edhe katërshen e tenisteve që do të tentojnë deri në fund për të fituar titullin në fushat me bar. Simona Halep është favoritja e madhe për t’i shkuar deri në fund turneut, por ata që tërheqin vëmendjen janë padyshim, Ons Zhaber dhe Rybakina.

Tunizania dhe kazakja kërkojnë që të shkruajnë historinë në Uimbëlldon, teksa shkojnë për herë të parë në këtë fazë të një Grand Slam të këtyre përmasave. Tunizania, numër 2 në renditjen e përgjithshme do të sfidojë për një vend në finale Tatjana Maria, e renditur e 103.

Ndërkaq, 23-vjeçarja, Elena Rybakina preu biletën për në gjysmëfinalen e Uimbëlldon pas suksesit ndaj austriakes Tomijanoviç. Numri 23 në renditjen e përgjithshme bëhet kështu tenistja e parë nga Kazakistani që siguron raundin gjysmëfinal të Uimbëlldon, teksa do të sfidojë Halep për një vend në finalen e madhe.

Klan News