Mami i Anxhit ka qenë surpriza e spektaklit të sotëm në Love Story. Në nëpërmjet një videomesazhi ajo ka folur për eksepricenën e Anxhin në program dhe për Xhonin.

Anxhi më është dukur dinjitoze në prezantim në “Love Story”. Është vajzë e qetë, e dashur dhe ashtu siç është prezantuar aty, ajo është Anxhi.

Jonny më duket djalë i mirë, unë nuk kam ndikuar pothuajse fare në ecurinë e marrëdhënies, lidhjes së tyre në “Love Story”. Në qoftë se Anxhi e shikon se Jonny është personi me të cilin ajo mund të eci më tej nga unë ka vetëm mbështetje, s’ka asnjë lloj kundërshtimi, ndikimi nga ana ime.

Ndoshta do vij momenti kur ata ta vlerësojnë vetë dhe ta mendojnë se janë gati për ta finalizuar lidhjen e tyre me një puthje, puthje pasionante, jo kështu rutinë. Atëherë ta finalizojnë nga unë nuk ka asnjë problem.

Djali i Anxhit e ndjek emisionin, kënaqet shumë kur ajo del me Xhonin. Edhe kur janë përqafuar, kur kanë kërcyer, kur ka dhuruar trëndafila. Nuk ndikon tek marrëdhënia e Anxhit me Jonnyn.

Prita momentin që Jonny do dhuronte trëndafilin, u befasova që Jonny ja dhuroi dikujt tjetër. Unë pretendoj që Jonny t’i dhurojë trëndafila vetëm Anxhit tim. Një humbje e një takimi, mundësie e Anxhit me atë më duket si një minus për ata.

Dashuria që të ekzistojë dhe të jetojë duhet ushqyer, pasuruar gjatë gjithë kohës. Po nuk e ushqeve atë normal që është si ajo lulja që vyshket dalëngadalë po s’e ujite, nuk e plehërove”, u shpreh mami i Xhonit./tvklan.al