Djali vizatoi sheshxhirimin e filmit, Batman i dërgon “makinën” e tij

Ndodh shpesh që të famshmit të surprizojnë fansat e tyre. Edhe Robert Pattinson befasoi me një dhuratë një super-tifoz të Batman gjatë xhirimeve në Liverpool. Ylli, i cili do të luajë rolin kryesor në filmin “The Batman”, i ka shkruar 10-vjeçarit James Campbell, pasi ky i fundit i kishte dërguar një vizatim të personazhit.

Djali i cili është diagnostikuar me autizëm ka vizituar shesh-xhirimet e “Batmanit” me prindërit e tij. Mamaja e James i kishte kërkuar një radioje që ta ndihmonte t’ia dërgonte vizatimin e të birit tek ekipi i Pattinsonit.

Pas kësaj, Pattinson i dërgoi djalit dhurata që lidheshin me Batman-in, përfshirë një ‘Bat-makinë’ me një letër ku lexonte: “Vizatimi yt ishte i mrekullueshëm! Do të shihemi herën tjetër kur të jem në Liverpool”.

Babai i James, Darren, në një intervistë për Radio City e cila organizoi këtë surprizë për djalin autik, u shpreh shumë i lumtur që djali i tij pas kaq shumë kohësh filloi që të qeshë.

Pandemia Covid-19 vazhdon të ndikojë në projektet kinematografike. Pas filmit të ri të James Bond që pritej këtë vit edhe filma të tjerë të kësaj industrie janë shtyrë. Ishte menduar që në vjeshtën e vitit 2021, por “The Batman” por këtë herë është shtyrë për në Mars të 2022.

Në këtë projekt, merr pjesë një kast i mirënjohur aktorësh si Zoe Kravitz, e cila  luan rolin e Catwoman, Paul Dano atë të Riddler, Colin Farrell do të jetë Penguin, John Turturro do të jetë bosi i krimit Carmine Falcone, Jeffrey Wright, shefi i policisë Gordon, Andy Serkis do të jetë Alfred dhe Peter Sarsgaard prokurori i Gotamit, qytetit imagjinar ku zhvillohen ngjarjet.

Batman është interpretuar nga aktorë të famshëm hollivudianë si Val Kilmer, Michael Keaton, George Cloney dhe Christian Bale.

Klan Plus