ADN e njeriut modern fsheh ende surpriza. Sipas një studimi të fundit, janë gjetur gjurmë të materialit gjenetik të një stërgjyshi mjaft antik, i përbashkët edhe për specie të ndryshme, që nga njeriu neandertal, njeriu i Denisovës, apo edhe Homosapiens.

Pas studimit të sekuencave gjenetike njerëzore, del në pah se rreth 3% e ADN së njeriut Neandertal ka prejardhje nga një qenie njerëzorë shumë e lashtë dhe kryqëzimi mendohet të ketë ndodhur të paktën 300 mijë vjet më parë.

Antropologët shpjegojnë se deri më sot në dimë që rreth 50 mijë vjet më parë Homosapiens u largua nga Afrika, për t’u kryqëzuar më pas me njeriun Neandertal në Euroazi.

Por pas të dhënave të fundit, ekspertët thonë se këto nuk kanë qenë të vetmet kryqëzime dhe kontakte mes specieve të ndryshme. Kjo pasi në ADN tonë ka gjurmë të një paraardhësi të përbashkët, mbi të cilin nuk dihet ende asgjë.

Nga studimi i kryer nga universitetet amerikane Cornell dhe Cold Spring Harbor dhe i publikuar në revistën Pls Genetics, rezulton se rreth 15% e ADN arkaike mund të ketë mbërritur pikërisht deri tek njeriu modern.

Klan Plus