Disa ekspertë kanë zbuluar mbetjet e një gjallese të gjatë rreth 10 metra, që mendohet të jetë një Mamuth, ku kishte copa të indeve të buta dhe në kockat e tij ishin të bashkëngjitur edhe lëkura.

Zbulimi u bë në një liqen të Siberisë, ku sipas ekspertëve gjallesa mendohet të ketë vdekur 10 mijë vjet më parë. Mamuthi mendohet të ketë qenë rreth 15-20 vjeç.

Ekspertët nga Qendra Shkencore për studimet e Arktikut janë duke punuar për të studiuar mbetjet e gjallesës 10 mijë vjeçare, që u gjet nën llumin e liqenit.

Zbulimi i gjallesës gjigande vjen si pasojë e shkrirjes ekstreme të akujve gjatë viteve të fundit në Arktikun Siberian, që ka zbuluar krijesat e fshehura që nga kohërat e lashta.

Ekspertët po përpiqen të marrin ADN e mjaftueshme të mamuthëve, që janë zhdukur prej Epokë së Akullit, në mënyrë që t’i rikthejnë përsëri ata nëpërmjet një prove që do eksperimentojnë.

Ata mendojnë se nën sipërfaqen e  liqenit mund të jetë një varreze e madhe e mamuthëve dhe kafshëve të tjera që mund të gjenden aty, por kushtet aktuale e bëjnë të vështirë nxjerrjen e skeletëve.

Mamuthët e kanë shkelur planetin gjatë Epokës së Akullit. Gjurmët e tyre të fundit u zhdukën rreth 4 mijë vjet më parë në ishujt Artik rusë.

Klan Plus