Se fundmi këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka njoftuar përmes një video pomovuese se në 12 Shkurt do publikojë albumin e saj më të ri që mban titullin “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me Imanbek, David Guetta dhe shumë artistë të tjerë të njohur.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë video promovuese ishte veshja e Rita Orës dhe balerinëve. Ata shfaqen me kostume tradicionale shqiptare që janë përgatitur nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti.

Valdrini ka publikuar videon e Rita Orës dhe shkruan:

 “Rita Ora, krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar, në fillim hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë. Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, shkruajti Valdrini.

Ndërsa Rita e ripublikoi postimin e Valdrinit duke treguar se projekti po vjen pikërisht afër ditës së Pavarësisë së Kosovës

“I ke qarë, shumë faleminderit! Fiks në kohë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rita. /tvklan.al