E ftuar speciale në programin “Talk Love Story” në Tv Klan sot ishte këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj e cila tregoi se si e ka parë këtë edicion, konkurrentët dhe gjithë ngjarjet e spektaklit.

Albërie Hadërgjonaj: Çdo vajzë nga eksperiencat dhe gabimet rritet. Nga eksperiencat e mia që kam kaluar në jetë,t’ju jap sadopak leksione. Këto vajza ngrihen për veten e vetë dhe e vetmja mënyrë, bota dixhitale, televizione… Jam shumë krenare për ju që jeni në një emision dashurie në Shqipëri, në një mentalitet paksa paragjykues. Më vjen shumë keq.Unë jam Dukagjinase, një fshat i vogël ku jam rritur. Kam jetuar gjithë jetën time në Amerikë, në LA ,në majën e lirisë. Kur vij në Shqipëri dua që gjithë vajzat ta kenë mundësinë për të menduar lirshëm, pa menduar se çfarë paragjykohet nga një shoqëri e pacivilizuar le të themi.

E pyetur se cilën prej konkurrentëve ka tëpreferuar, Albërie Hadërgjonaj përgjigjet:

Anxhin e kam të preferuar dhe jam shumë e lumtur për ty që je këtu. Të bësh atë çfarë ty të ndien zemra ta plotësosh atë zemrën tënde, ndoshta të thyer. Kur është nëna e lumtur edhe fëmija është i lumtur. I uroj me gjitë zemër ta gjej dashurinë në Love Story, këta djemtë janë shumë të bukur. Rraca shqiptare është më e bukura në botë...

Kush të duket më i bukuri?

Albërie Hadërgjonaj: Sa të bukur janë, shyqyr që s’jam më e re dreqi e mori. Janë shumë të mirë. Meqë jam nga Kosova, po them Albioni ishalla po e gjen një vajzë nga Shqipëria të vij unë të këndoj. Unë jam rritur në Tiranë edhe t’i këndojmë ato këngët e popullit pa dallim krahine.

A i ka pëlqyer ndonjëherë i dashuri i shoqes? Dea përgjigjet pa dorashka

Ditën e sotme në “Talk Love Story”, Dea iu është përgjigjur pyetjeve anonime që kanë ardhur në adresë të saj, si nga kandidatët, ashtu edhe nga ndjekësit. Fronistja është shprehur hapur dhe pa dorashka për secilën nga pyetjet.

Cilin nga djemtë do të veçoje për mirë deri tani?

Dea: Algertin

Çfarë të bën më shumë krenare për veten deri tani?

Dea: Fakti që ia kam dalë gjithmonë vetëm që shumë gjëra më është dashur që t’i bëj vetëm. Nuk para më pëlqen që ta them se gjithë njerëzit janë zakonisht: Falenderoj familjen, shoqërinë. Shumë beteja i kam pasur e vetme edhe më bën shumë krenare për veten. Përpiqem që të ia kujtoj gjithmonë vetes se ia kam dalë gjithmonë mbanë vetëm edhe mund të ia dal vetëm gjithmonë.

A të ka pëlqyer ndonjëherë i dashuri i shoqes?

Dea: Po një pëlqim… në momentin që shikoj dikë po, por asnjëherë nuk e kam zgjatur më tej. Në momentin që kam takuar dikë, kam thënë me vete, “po” ky qenka një djalë shumë i mirë. Në momentin që është i dashuri i shoqes kam respekt maksimal dhe nuk e mendoj asnjëherë më tej.

Me cilin nga djemtë ndjehesh më shumë vetvetja?

Dea: Me Kristin.

Cili nga kandidatët të tërheq më shumë fizikisht?

Dea: Na ana fizike, se di sepse mua më pëlqejnë disa. Fizikisht më pëlqen edhe Albjoni, edhe Bajroni që është “baby face”, më pëlqen dhe Algerti, nuk e di… Bëni palestër çuna!/tvklan.al