Surprizë në Talk: Robert Berisha ndez vajzat, Kleona i rrëmben një puthje në buzë




Surprizë në Talk: Robert Berisha ndez vajzat, Kleona i rrëmben një puthje në buzë

18:08 06/01/2022

A është refuzuar Robert Berisha nga ndonjë vajzë? Këngëtari i njohur: Nuk është turp…

Këtë herë në “Talk Love Story” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Robert Berisha për të treguar eksperiencat e tij, por edhe për të këshilluar konkurrentët.

Historitë e tij të dashurisë kanë qenë gjitmonë në sytë e publikut dhe në qendër të vëmendjes së mediave.

Eni Shehu: Do ta kishe provuar të jesh fronist?

Robert Berisha: Unë jam fronist, gjithë jetën kam qenë fronist.

Eni Shehu: Si është të zhvillosh një histori dashurie në objektivin e kamerave?

Robert Berisha: Nuk ështëe lehtë, çdo ditë je në portale nuk mund të fshihesh. Nuk refuzon dot as intervistat. Gjithmonë do të pyesin pse e bëre, me kë e bëre, pse e tradhëtove? Nuk është e lehtë, por e ka edhe atë anën tjetër të bukur. Fama nuk është e keqe nëse di të menaxhosh.

Eni Shehu: Në skenë të njohin të gjithë si këngëtar, në jetën personale njihesh si “zemërthyes”.

Robert Berisha: Deri diku nuk ishte gabim si muzikant, showman, “heart breaker” nuk di si ta them unë jam një shpirtmirë ndoshta…

Zhaklin Lekatari: Beqari më i famshëm shqiptar…

Robert Berisha: Ndoshta e kam bërë pa qëllim, asnjëherë me qëllim të keq.

Eni Shehu: A je refuzuar ndonjëherë?

Robert Berisha: Nuk është turp me thënë që jam refuzuar. Jam rritur me një profesion që gjithë kohës je afër gocave dhe ndoshta nuk më ka ardhur rasti të refuzohem nga dikush, gjithmonë kam qenë gjahtari.

Mungon Ermiri, Daniela-Andit: Do të doja shumë një takim të dy nëse…

Daniela ka zgjedhur Ermirin për një takim në spektaklin e të hënës “Love Story”, por gjatë këtyre ditëve ai nuk ka qenë në program për arsye shëndetësore.

Fronistes i është dhënë një mundësi për të zgjedhur një tjetër konkurrent për takimin që do të regjistrohet këto ditë.

Daniela: Përpara se të them emrin e djalit që dua të ftoj në takim këtë javë dua të jap një sqarim për ditët e kaluara. Unë jam shumë tip impulsiv, ndonjëherë marr edhe kot. Kur e rishikoj përsëri se çfarë kam folur edhe çfarë kam bërë. Më beso që edhe jam ndjerë keq. Kam thënë disa fjalë që nuk duhet t’i kisha thënë fare. Kjo nuk të lë pas ty se ti je shumë paragjykues si mashkull dhe ndonjëherë më paragjykon më tepër sesa duhet në këndvështrimin tënd kundrejt meje. Do të doja shumë të kishim një takim sqarues të dy këtë javë nëse do të ishe dakord.

Andi: Më kape të papërgatitur, nuk më shkonte mendja fare. Kam thënë gjithmonë që nuk duhet të nxitohesh në mendimet e tua. Tani më bën që unë të tërheq komplet mendimet e mia. Gjithsesi meqë po këmbëngul, po e bëjmë një takim.

Kleona puth në buzë Robert Berishën

Robert Berisha ka qenë i ftuar në spektaklin “Talk Love Story” në Tv Klan. Prezenca e tij në studio i ka emocionuar të gjithë, por në veçanti Kleonën.

Ajo është ngritur në një moment të spektaklit me lejen e Eni Shehut për të puthur Robert Berishën.

Eni Shehu: Shko puthe njëherë të heqësh gjithë merakun.

Kleona: Ku ta puth?

Eni Shehu: Puthe ku të duash vetëm qetësohu.

Kleona: Se di a më pranon apo jo?

Robert Berisha: Ku të duash zemër…

Kleona e ka puthur në buzë dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrentët e tjerë.

Xhoni fut në sherr Sellmën dhe Anxhin, dy vajzat ironi për njëra-tjetrën

Takimi i Xhonit me Sellmën është komentuar gjatë, kjo për shkak të këngës që ata i kënduar njëri-tjetrit.

Sot në emisionin “Talk Love Story”, Sellma dhe Anxhi kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën dhe duket se mes tyre ka tension për shkak të Xhonit.

Sellma: Ndoshta nuk di gjuhën, kënga kuptohet. Ndoshta nuk di anglisht.

Anxhi: Jo unë di shumë mirë anglisht, thjesht nuk kisha interes ta dëgjoja.

Sellma: Atëherë nuk të intereson aq shumë Xhoni.

Anxhi: Nuk më intereson ti, jo Xhoni.

Eni Shehu: Po fjalët e Xhonit a i kuptove?

Anxhi: Fare. Asnjë tekst të këngëve nuk e kam vënë re, asnjë fjalë.

Eni Shehu: Anxhi ka një argument, pasi thotë se Xhoni nuk u prek nga fjalët e këngëve por nga situata. Xhoni është njeri i ndjeshëm në përgjithësi.

Anxhi: Po, ashtu mendoj që është tip i ndjeshëm dhe me gjërat më të vogla e shpreh ndjeshmërinë që ka.

Sellma: Po me ty nuk ka qarë ndonjëherë në takim.

Anxhi: Duhet të qajë patjetër ai me mua./tvklan.al













Të ngjashme