Mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit, duket se i ka ardhur mundësia e artë.

Nga Italia raportohet se futbollisti kuqezi do të jetë titullar në formacionin e Interit, për sfidën e kthimit ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur të besojë tek Asllani në një ndeshje delikate ku do të vendoset finalja e Kupës.

Surprizë për 23-vjeçarin, i cili nuk shihej si titullar para ndeshjes, por duket se stafi teknik ka ndryshuar mendim.

Mundësi e shkëlqyer për shqiptarin, për të treguar vlerat e tij dhe për të shpresuar në më shumë minuta për këtë fund sezoni, ku kalendari rezervon përballje delikate për Interin, që është duke luftuar në tre fronte.

/tvklan.al