Këngëtarja e njohur Era Istrefi prej kohësh nuk është aktive në muzike dhe në rrjetet sociale. Ajo ka bërë një tërheqje të madhe nga jeta publike, duke qenë diskrete për jetën e saj private.

Por së fundmi Era ka surprizuar të gjithë fansat me një postim që ka bërë në Instagram. Ajo ka pozuar nga Britania e Madhe në një dhomë gjumi dhe shkruan se është bërë banore residente në Angli, vend në të cilin po qëndron prej kohësh. /tvklan.al