Fitojne Inter, Roma dhe Lazio

Humbja e Juventusit i surprizoi të gjithë. Në “Allianz Stadium” të Torinos bardhezinjtë pësuan nga Sassuolo me rezultatin 2-1. Skuadra mike realizoi në pjesën e parë duke siguruar avantazhin që e ruajti edhe në fillimin e së dytës.

Juve sulmoi për të kthyer situatën në favor të saj. Goli i barazimit erdhi nga Mckennie. Më pas ndeshja vijoi me përpjekjet e Juves për të gjetur fitoren, por këtë e arriti Sassuolo në minutën e 95 duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Inter la pas barazimin me Juventus dhe ia doli në transfertën ndaj Empolit, duke fituar 0-2. Nga një gol për secilën pjesë u ka mjaftuar zikaltërve për të marrë fitoren.

Zikaltrit kaluan në avantazh me Danilo D’Ambrosio. Në pjesën e dytë, Inter shënoi sërish me Dimarco. Në dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes, spikati përmbysja e Romës ndaj Cagliari 1-2, në një sfidë ku mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla u aktivizua vetëm në minutën e 91.

Lazio fitoi në shtëpi 1-0 me Fiorentina. Atalanta përmbysi 3-1 Sampdorian, ndërsa Udinese-Verona u nda në barazim 1-1.

Tv Klan