Një tjetër shqiptar mund të luajë në Serinë A. Enis Bardhi pëlqehet nga Milani dhe në sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën kuqezi.

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut ka rënë në sy të drejtuesve të “Djallit” me paraqitjen e tij në Euro 2020.

Ai shikohet si zëvendësuesi i Hakan Çalhanoglu-së, që u largua tek Interi.

Fantazisti shqiptar shikohet si një investim i mirë. Ai është 26 vjeç dhe aktualisht është në pronësi të skuadrës së Levantes në Spanjë. Kontrata me klubin spanjoll përfundon në verën e vitit 2022.

Me Levanten ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.

Kuqezinjtë mund ta marrin atë për shumën e 15 milionë eurove.

Te Levante janë duke punuar për rinovimin, por një kalim te Milani nuk do të refuzohej nga Bardhi.

Ndërkohë që Levante nuk do të pengojë largimin e shqiptarit, pasi në të kundërt do ta humbë atë vitin e ardhshëm pa përfituar asnjë Euro.

Klan News