Artistja bëhet bionde, fansat e krahasojnë me Kim Kardashian

Nicole Scherzinger ka surprizuar fansat me pamjen e saj. Këngëtarja dhe kantautorja 44-vjeçare zbuloi se ishte bërë bionde në një video që shpërndau  në TikTok.

Ndjekësit nuk ngurruan që ta krahasonin artisten  me Kim Kardashian, ose të paktën me një nga motrat e saj të famshme.

Në një postim tjetër në Instagram, Nicole falënderoi stilistin e flokëve për punën që kishte bërë me pamjen e saj të re, duke u hequr shpresat edhe atyre pak që mund të kishin menduar se bëhej fjalë për paruke.

“Pse mu duk sikur ishte Kim Kardashian ?” shkroi një fans në rrjetet sociale.

“Mendova se ishte një nga motrat Kardashian,” shkroi një tjetër.

Artistja është fokusuar vetëm tek jeta private e saj dhe  ka kohë që  nuk është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Klan News