“Të shtyra edhe nga grupet e ndryshme politike”

Ekstremizmi i motivuar nga keqpërdorimi i religjionit dhe aktet e ndryshme kriminale për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.

Në këtë kategori ai ka futur edhe sulmet e shtyra nga grupet politike, që sipas tij, kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

“Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit. Institucionet tona janë të përkushtuara që të përshtatin format dhe veprimet për t’u ballafaquar me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Hetimet e prokurorëve kanë arritur të parandalojnë sulmet terrorizmi ndërsa gjatë viteve 2021-2022 kanë përfunduar 24 lëndë të kësaj fushe, 8 prej tyre vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Kosova gjithashtu është marrë me rehabilitimin dhe  ri integrimin e një pjese të madhe të të kthyerve nga Siria, kryesisht gratë dhe fëmijët.

Tv Klan