Sylvinho mori drejtimin e Kombëtares në fillim të 2023 dhe arriti ta kualifikojë në Euro 2024.

Një paraqitje e mirë e Kuqezinjve që e mbyllën të parët në grup, por trajneri në një intervistë për UEFA-n tha se do të përpiqen të bëjnë mirë edhe në finalet e Europianit.

“Kemi arritur deri këtu, i dimë aftësitë tona, po përmirësohemi. Do të jetë një sfidë e vërtetë. Ndeshjet do të jenë fantastike, por të vështira dhe nëse arrijmë të mposhtim kundërshtarët tanë, do të dëshirojmë të vazhdojmë në atë rrugë. Po bëjmë mirë, por nëse mund të bëjmë një hap përpara do të jetë edhe më mirë”, tha ai.

Shqipëria e ka përfaqësimin e dytë në një turne madhor dhe të gjithë shpresojnë që kësaj here të kalojnë përtej fazës së grupeve edhe pse përballë janë kundërshtarë të fortë si Italia, Spanja e Kroacia.

Sfidat e Shqipërisë dhe të gjitha të tjerat e Euro 2024 do të jenë ekskluzivisht në Klan.

Tv Klan