Kryeministri Edi Rama e bëri nënshtetas shqiptar. Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla e bëri lushnjar.

Si deputet i zonës, Taulant Balla ishte i ftuar në ceremoninë e regjistrimit të trajnerit të kombëtares dhe ndihmësve të tij si qytetarë të Lushnjes.

I emocionuar por edhe i ngarkuar me peshën e përgjegjësisë, Sylvinho nuk i fsheh emocionet.

“Dua të falenderoj popullin shqiptar që besoi në punën tonë. Dua të falenderoj federatën dhe të gjithë vendin. Jemi të lumtur se kemi bërë një punë të mirë të gjithë sëbashku. Por kemi një sfidë kemi një sfidë shumë të rëndësishme përpara”, tha ai.

Sylvinho dhe stafi i tij kaluan edhe procedurën e zakonshme për t’u pajisur me kartë identiteti shqiptare.

I lindur në Sao Paulo duket se Sylvinhos i pëlqen se si do ta quajnë tashmë shqiptarët.

Tv Klan