“Ndeshje e vështirë, por kam besim te lojtarët”

Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Moldavisë të shtunën në stadiumin “Air Albania”, një nga finalet që vlejnë për një vend në Euro 2024. Këtë mendim ka trajneri Sylvinho, i cili kërkon një lojë të ekulibruar të ekipit dhe të kthejë në forcë mbështetjen e tifozëve.

Kemi 7 finale. Kemi një ndihmë pasi luajmë në shtëpinë tonë dhe do të jetë stadium thuajse të mbushur. Duhet të jemi të ekuilibruar që sulmon dhe mbron. Jam i bindur për lojtarët që do të hedh në fushë”.

Sylvinho tha se do të luajnë ndaj një ekipi të ri dhe të fortë, por kuqezinjtë janë përgatitur mirë për këtë sfidë.

“Nuk ka ekipe të vegjël Moldavia është një ekip i fortë që ka 2 barazime deri më tani. Ata kanë lojtarë të mirë, por mendoj se jemi gati të bëjmë mirë. Skuadër e re që rreshtohet mirë dhe stërvitet mirë, vlera të mira fizike dhe futboll të shpejtë. Këtë do të gjejmë përballë, është një ndeshje e vështirë, por unë kam besim te forcat tona”.

Trajneri i Moldavisë, Serghei Clescenco, i cili është përballur me Shqipërinë edhe si lojtar në vitet ’90, vlerëson mënyrën se si luan Kombëtarja jonë.

“E kemi studiuar Shqipërinë, nuk do të jetë e lehtë, duke patur përballë lojtarë të cilët aktivizohen në ekipet më të mirë në Europë. Kombëtarja juaj zhvillon një lojë të shpejtë dhe teknikisht të mirë. Sulmin e keni shumë të fortë dhe me lojtarë si Uzuni apo Cikalleshi”.

Shqipëria nuk njeh humbje në përballjet e mërpashme me Moldavinë. Këtë ndeshje ashtu si çdo sfidë të Kombëtares do ta ndiqni në Tv Klan.

Tv Klan