Trajneri Sylvinho la jashtë listës përfundimtare të Europianit portierin Simon Simoni, duke zyrtarizuar 26 të tjerët që do të jenë të gatshëm për këtë turne.

Por 19-vjeçari i Eintracht Frankfurt do të qëndrojë në grumbullimin e kuqezinjve për të marrë akoma përvojë.

Sylvinho në fund vendosi të mbajë 3 portierë, 9 mbrojtësa, 8 mesfushorë dhe 6 sulmues.

Paraditen e së shtunës skuadra zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore dhe përgatitjet do të vijojnë të dielën në bazën e Kombëtares në SportCentrum Kaiserau.

Ekipi do të udhëtojë që sot drejt Gjermanisë. Shqipëria zhvilloi 2 miqësore këtë muaj, ndaj Lihteshtejnit e fituar me rezultatin 3 – 0 dhe Azerbajxhanit 3 – 1.

Këto takime i dhanë informacione shtesë trajnerit dhe stafit të tij për gjendjen e lojtarëve.

Sylvinho tani nis punën për të menduar për ndeshjen e parë me Italinë që do të zhvillohet më 15 Qershor.

Rreth 1 javë kohë për të vendosur për formacionin e minutës së parë.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të transmetohen pa pagesë në Klan një eveniment që nis më 14 qershor në Mynih dhe mbyllet në 14 korrik në Berlin.

Tv Klan