Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me fermerët e Cërrikut, ku tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Rama tha se brenda 2030, pensioni minimal në vend do të jetë 200 Euro. 

“Dua t’ju them që në Shqipërinë 2030 ta synojmë minimum dhe kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, të synojmë pension minimal 200 Euro që është ajo që thatë ju. Por mos harroni që ju që jeni këtu dhe ata që sot janë në moshë pranë pensionit dhe që prodhojnë ju keni një kapacitet financar që nuk e kanë pensionistët e qytetit. Ju keni një kapacitet ekonomik që nuk bëhet fjalë. Në të gjitha rastet për të gjithë ne duam që të ketë një pension minimal që të jetë një garanci për atë që folëm”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek rëndësia e anëtarësimit në BE, teksa theksoi se me integrimin në familjen Europiane vetëm për bujqësinë Shqipëria përfiton 300 milion Euro.

“Bashkimi  Europian është i rënëdësishëm sepse na krijon një kapacitet të ri financiar miqt e mi. Ne sot ishim tek një nga segmented e Korridorit të 8, do bëjmë edhe hekurudhën që financohet nëpërmjet fondeve, por keni parasysh një gjë që në të gjithë mbështetjen që ju japim juve që është më e madhja ndonjëherë, por nuk është e mjaftueshme. Ka një pjesë të konsiderueshme ndihme nga BE. E dini se çfarë ndihme është ajo? Në të gjithë këto vite Arbri tha 200, por më pak se 200 milion Euro ne i kemi marrë nga BE. Nëse ne bëhemi anëtarë të BE, 300 milion Euro janë vetëm për bujqësinë.

Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet se historia e BE është një histori historike. Në momentin që ne kapërcejmë atë prag gjithçka ndryshon. Ajo pasaporta Eruopaine nuk ëhstë një dokument udhëtimi, por është status tjetër qytetarie ku shqiptarët për herë të parë do të jenë të barabartë me çdo qytetar europian.

Në momentin që ra pandemia BE bëri atë që bën gjithmlonë, hapi arkën dhe nxori lum parash të tjera për të përballuar pandeminë. Të gjithë të njohurit tanë jashtë filluan të bënin vaksinat, por ne nuk ishim në BE dhe u detyrova unë shkova në Turqi dhe i solla nga Turqia se nuk ishim në BE. Europa është si një familje ku ka të fortit dhe ata që janë më të dobët. Të fortit të mbështesin që të rritesh se të forcohesh”, shprehet Rama./tvklan.al