“Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Opozita greke kritikon ashpër kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për mënyrën si po i trajton marrëdhëniet me Greqinë dhe procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të Syriza, thuhet se kjo forcë mbështet integrimin e vendeve të rajonit dhe se është kundër politikës së Mitsotakis që po vepron për interesa të tij.

“Fatkeqësisht, në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, Greqia promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon. Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda 10 vitesh, nga ana tjetër lufton me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës dhe nuk guxon të ratifikojë 3 marrëveshje teknike këtu e 5 vjet.”

Partia më e madhe e opozitës greke thotë se Mitsotakis po vepron me dy standarde në raportet me Shqipërinë.

“Nga njëra anë bën festa të pakushtëzuara parazgjedhore për të mbështetur kryeministrin shqiptar përpara pakicave, para zgjedhjeve shqiptare, nga ana tjetër tenton të përdorë çështjen serioze të shtetit ligjor në arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëdhënësja e Syriza, Dora Avgjeri e ftuar në një prej televizioneve vendase. Ajo tha se çështja qeveria greke ka dështuar me politikën e ndjekur ndaj Shqipërisë.

Tv Klan