Jorida Tabaku ka reaguar pas një apeli të bërë nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Ndërsa Kim apeloi me tone serioze që liderët e partive politike, të “skanojnë” mirë kandidatët që do të fusin në garë për zgjedhjet, Tabaku në emër të PD shkruan se ndihet krenare që selia blu, ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike.

 “Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon.” /tvklan.al