“Pas 2013 këtu nuk ka asnjë investim, as nuk përmendet ndonjëherë”.

Dëshmitë e këtyre banorëve sipas deputetes Jorida Tabaku tregojnë se pushteti qëndror dhe ai lokal ka lanë në mëshirë të fatit popullsinë e 6 fshatrave të Tiranës.

“Këta qytetarë të Tiranës paguajnë çdo taksë, edhe taksa të rritura, paguajnë energjinë elektrike, edhe atë të rritur, paguajnë vetë për të sjellë ujin në shtëpitë e tyre, ndërkohë që shteti nuk u jep asgjë në këmbim. këtu duket sikur shteti nuk ekziston, sikur shteti e ka harruar këtë zonë e cila duhej të ishte si çdo zonë tjetër e Tiranës”.

Në cilësinë e deputetes së zonës Tabaku tha se Reforma Territoriale dhe rritja e taksave e ka vështirësuar jetën e banorëve, të cilët janë pa asnjë mundësi punësimi.

Tv Klan