“Propaganda dhe fasada janë fytyra e tyre”

Partia Demokratike ka denoncuar harresën që sipas saj Bashkia e Tiranës i ka bërë banorëve të kryeqytetit dhe kryesisht të zonave periferike. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte në Njësinë 2, ku banorët i treguan se ndjehen te braktisur, të shpërfillur dhe të diskriminuar.

“Ka 3 vjet që 150 m rrugë janë lënë përgjysmë duke na penalizuar. Veliaj erdhi për të prerë shiritin e rrugës së mbaruar përgjysmë dhe as na dëgjoi”

Jorida Tabaku theksoi se kryeministri Edi Ram dhe kryebashkiaku Erion Veliajt bëjnë propagandë, ndërsa qytetarët vuajnë në mjerim. 

“Puna e tyre është të dalin vetëm ne televizor, vetëm fjalë. Ky është modeli i qeverisjes. 150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj. Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu”.

Ndaj ajo nënvizoi se për të gjitha këto arsye, qytetarët e Tiranës do të votojnë për ndryshimin dhe për të vendosur individin dhe familjen në plan të parë.

Tv Klan