Tabaku: Zyrtarët që marrin kontrata publike i fshehin paratë në kompani offshore - Tv Klan

Tabaku: Zyrtarët që marrin kontrata publike i fshehin paratë në kompani offshore



Tabaku: Zyrtarët që marrin kontrata publike i fshehin paratë në kompani offshore

13:06 17/10/2021

Nënkryetarja e PD: Kriza e energjisë u shkaktua nga vjedhja e buxhetit të shtetit dhe keqmenaxhimit nga qeveria

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë, duke pretenduar për abuzime me tenderat në sektorin e energjisë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku shkruan se paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve në kompani offshore, gjë e cila sipas saj, lejon abuzimin me taksat e shqiptarëve.

Tabaku thotë se Shqipëria ndodhet në listën gri të pastrimit të parave dhe se paratë e fundeve publike përfundojnë në parajsa fiskale. Nënkryetarja e PD  thekson se Shqipëria është përfshirë nga kriza energjetike për shkak të vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe keqmenaxhimit nga qeveria “Rama”.

Tabaku i bën thirrje mazhorancës që të marrë masa për të shkëputur lidhjet me zyrtarët që marrin kontrata publike dhe paratë i fshehin në kompani offshore.

Klan News








Të ngjashme