Tahiri flet sot për vendimin e Gjykatës

Tahiri flet sot për vendimin e Gjykatës

10:18 21/09/2019

“Shpjegoj të vërtetën time deri në këtë stacion të parë”

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del sot para mediave për të komentuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi me 3 vjet shërbim prove për “shpërdorim detyre”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Tahiri në rrjetet sociale që shkruan se do të “shpjegojë të vërtetën e tij deri në këtë stacion të parë”.

Pas dhënies së vendimit të Gjykatës, Tahiri u shpreh i pakënaqur dhe i habitur me verdiktin.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë provë për të mbështetur dënimin dhe se duhet të mbante përgjegjësi për disa  kushërinj që kishin përdorur emrin e tij.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT