Tahiri, i pafajshëm apo Prokuroria nuk kishte prova?

Tahiri, i pafajshëm apo Prokuroria nuk kishte prova?

23:03 20/09/2019

Vendimi i gjykatës që dënoi me 3 vjet shërbim prove ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë temë diskutimi edhe në emisionin e mbrëmjes së sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.  

Të ftuar për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin gazetari Fitim Zekthi dhe teologu Arjan Curi. Sipas Zekthit, Tahiri është i fajshëm dhe duhej të ishte dënuar më shumë.

“Është e qartë se Tahiri është i fajshëm dhe s’ka pikë diskutimi. Mendoj se me aq prova sa Prokuroria dha, duhej dënuar më shumë. Presioni i jashtëzakonshëm, salla e gjyqit e djeshme ishte gjithë Shqipëria. Në radhë të parë është faji i Gjykatës, Prokuroria ka prova më të rënda. Hetimet të kësaj natyre s’mund të bëhen si e bëri Prokuroria shqiptare. Turp kombëtar i gjykatës ajo që ndodhi dje. Ne dimë këtë gjë që ky proces u shkatërrua. Prokuroria është komplet nën kontroll politik, proces i turpshëm”, tha Zekthi.

“Për mua Gjykata s’kishte aspak faj, totalisht e pafajshme. Gjykata nuk e shpalli të pafajshëm, gjykata tha se nuk vërtetojmë dot fajësinë e tij. E mira e këtij procesi ishte se ishte publik. Gjykata ra në konkluzionin se provat s’ishin bindëse që kishte marrë pjesë në trafik droge”, tha Curi. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori