Tahiri: Mos më fyeni me mesazhet e koduara, jam aq burrë sa…

Tahiri: Mos më fyeni me mesazhet e koduara, jam aq burrë sa…

23:11 19/09/2019

Në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hodhi poshtë zërat se kishte përdorur mesazhe të koduara më herët në sallë të gjyqit.

Ai tha se është aq burrë sa për t’i thotë gjërat drejtpërdrejtë dhe nuk ka nevojë të flasë me kode. Ftesës së Blendi Fevziut për të qenë në studion e “Opinion” javën e ardhshme, ish-Ministri iu përgjigj pozitivisht.

Blendi Fevziu: E prisnit këtë vendim sot?

Saimir Tahiri: Nuk kam më shumë për të thënë përtej asaj që thashë kur dola, nesër do të flas më shumë.

Blendi Fevziu: Shpërdorimi i detyrës duket një akuzë disi ambigue, që mund të fusë brenda çdo politikan shqiptar. Në fakt jeni dënuar 5 vjet. Mendoni që jeni dënuar pa të drejtë, pra ka qenë një dënim politik, apo jeni i kënaqur që i shpëtuat akuzës së grupit të strukturuar kriminal.

Saimir Tahiri: Kjo është qesharake dhe absurde deri në nivele të frikshme, pa dyshim fare. Kështu që as mos prit që unë të të jap mendim ndryshe. U hetova dy vjet për trafikant dhe tani më thanë që nuk je trafikant, po meqë ke disa kushërinj, shpërdoron detyrën.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, pati disa komente sot që keni bërë në mëngjes në sallë, për vëllezërit e disa personave politikë, si dhe për arsyen tjetër, që lidhej me “shefin e madh”. Kanë qenë një lloj mesazhi i koduar ndaj Ramës dhe drejtuesve të tjerë të PS?

Saimir Tahiri: Se di e kam dëgjuar shpesh këtë dhe është fyese për mua të thoni që jap mesazhe të koduara. Jam aq burrë sa ta bëj drejtpërdrejtë, sa nuk lodhem fare me mesazhe të koduara. Të jesh i bindur për këtë. Mos më fyeni më me këtë historinë e mesazheve të koduara, sepse hyj tek ata burra që e bëj drejtpërdrejtë.

Blendi Fevziu: A jeni i gatshëm javën e ardhshme për të ardhur në studio për t’u përballur me këtë debat?

Saimir Tahiri: Patjetër, me kë të duash përballë.

Blendi Fevziu: Me kë të dua përballë. Atëherë do t’ju kontaktoj për javën e ardhshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT