Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar sot se një racë e re dhunuesish ndaj kafshëve, më vone edhe ndaj njerëzve, po rriten. Si masë për këtë ai ka kërkuar miratimin në parlament të një projektligji për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna.

Një racë e re dhunuesish po rritet. Sot me një qen, nesër me një shok a familjar, e kështu pa mbarim”, shkroi Tahiri në një postim në rrjetet sociale, duke kujtuar se 1 vit më parë kishte propozuar një projektligji për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, “por PARLAMENTI NUK DEGJON.”

“Më mbetet ta risjell përsëri në vëmendje, me shpresën se të gjithë ata që nga kjo e sotmja janë neveritur e frikësohen nga e ardhmja, të gjejnë kohë të bëhen bashkë e të detyrojnë parlamentin të marrë në shqyrtim e të miratojë një ligj për të ndalur përfundimisht masakrën ndaj kafshëve.

Postimi i Tahirit vjen pak orë pasi në rrjetet sociale qarkulloi videoja e një rasti shumë të rëndë të dhunës ndaj kafshëve, ku shfaqej një 14-vjeçar nga Kuçova teksa godiste për vdekje një qen të lidhur./tvklan.al