Një vajze  4 – vjeçare i është prerë koka në sy të mamasë së saj, përpara një stacioni metroje në kryeqytetin e Taiwan. Vajza mendohet se po lozte me një biçikletë në momentin që një 33 – vjeçar me thikë e sulmoi duke i prerë kokën. Mamaja e vajzës u përpoq ta ndalonte por nuk mundi të bënte gjë.

33- vjeçari që vrau vajzën, ka një të shkuar kriminale dhe është arrestuar disa herë ndërkohë që është kuruar edhe për sëmundje mendore.

Pas hetimit të policisë nga dëshmitë e mbledhura, rezultoi se 33 – vjeçari me mbiemrin Wang , kishte blerë një thikë në një supermarket afër vendin të ngjarjes dhe kishte ndenjur për disa kohë afër Metrosë./tvklan.al